Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të pëlqyera shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Teksa të gjithë mezi po presin rikthimin e saj në ekran, Luana sapo na “ngacmoi” pak me postimin e fundit në Instagram. E veshur e gjitha me të kuqe, ajo “paralajmëron” apo iu drejtohet çdokujt me mbishikrimin pikant.
“Kur të shihni numrin 22 më kujtoni mua ??”, shprehet Luana, ndonëse nuk ka treguar ekzaktësisht për çfarë bëhet fjalë.
Ndonjë projekt i ri që ka startin në datë 22?! Cilin muaj?! Projekt televiziv apo muzikor?! Hmmm do e mësojmë së shpejti ose të paktën deri atëhere çdo numër 22 do kujtojmë Luanën.
E nëse nuk ka të bëjë me një projekt të ri, kurioziteti na shtyu të mësojmë mbi numrin 22.
“Numri 22 konsiderohet si një nga numrat më të fuqishëm, i aftë të kthejë të gjitha ëndrrat dhe dëshirat në realitet”, shkruhet në “google”, nëse kërkoni mbi këtë numër.
