Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Miley Cyrus dhe grupit “Maneskin”. Këngëtarja amerikane dhe fituesit e “Eurovision 2021” po kurdisin diçka dhe dyshimet i ka shtuar vetë ylli i “Mother’s daughter”. Banda muzikore ka realizuar një cover në studio të këngës së Miley-t, “Midnight Sky”, dhe artistja ka reaguar menjëherë duke e ripostuar në InstaStory. Detaji që ka habitur të gjithë është deklarata e Cyrus bashkangjitur postimit. “Shokët e mi të ngushtë”, shkruan ajo.
Si të mos mjaftonte kjo, grupi ka postuar në feed-in e rrjetit social foto nga i njëjti moment duke paralajmëruar projekte të reja muzikore. Mos ndoshta bëhet fjalë për një bashkëpunim “bombë” me Miley-n?
Nuk do të ishte çudi pasi Cyrus po ashtu dhe “Maneskin” janë pjesë e labelit “Sony” dhe shanset për bashkëpunim janë akoma më të larta, përveç stilit të tyre të ngjashëm që i “përputh” akoma më shumë!