Dalin pamjet e para nga spitali i Traumës ku edhe ndodhet Ylli Brahimi, i cili u qëllua sot në Milot, në prangun e shtëpisë së tij. Siç duket edhe nga pamjet, spitali i Traumës është blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit.
Madje në një moment, një shefe, jep direktivat e fundit për vartësit e saj. Por efektivët nuk janë të vetëm ata që ruajnë Brahimin. Miq, shokë dhe të afërm janë mbledhur në oborrin e spitalit dhe presin të dhënat më të fundit për 46-vjeçarin. Brahimi ka marrë plumba në brinjë dhe në këmbë, por nuk është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoku i tij, Klinsman Preçi është qëlluar për vdekje.