Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka folur për familjen.
Në intervistën që ka dhënë për Rio Ferdinand, Cristiano Ronaldo, foli edhe për dallimet me fëmijët e tij dhe Georgina. Ndërkombëtari portugez zbuloi se “ata janë njësoj si ai”.
“Vetëm disa ditë më parë, isha në Detin e Kuq dhe çdo ditë luaja padel. (Kur humbet) Cristiano Jr. mërzitet shumë. Ndonjëherë ai nuk flet me mua për dy ditë. Ai është njësoj si unë dhe kjo është ajo që më bën të lumtur.
Edhe më i vogli, Mateo, kur mërzitet i fryhet qafa, por kjo më pëlqen, tregon se të gjithë kanë personalitet si unë. Unë i mësova të jenë të tillë”.
