Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çuçi: 21 shërbime të gjendjes civile do merren online, s’ka më sportele

12:45 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5e6167d5df773cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e sotme plenare, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mbajti një fjalë nga foltorja e Parlamentit, ku foli lidhur me aktin normativ që mundësoi zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit për personat të cilëve iu kishte skaduar afati i këtij dokumenti dhe nuk mund të votonin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë nga qeveria për të bërë të mundur pajisjen me mjet identifikimi të 144 mijë qytetarëve të cilët mundën të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Gjithashtu, Ministri ka vijuar më tej duke sqaruar se Shërbimi i Gjendjes Civile është në një përmirësim të vazhdueshëm, referuar edhe faktit që në raportin e OSBE – ODHIR për zgjedhjet e 6 marsit, nuk kishte asnjë vërejtje për listën e votuesve apo problemet e lidhura me shërbimet e kryera nga ky institucion, ngjarje kljo që ishte e para në 30 vite.

“Shërbimi i Gjendjes Civile po përmirësohet drejtë standardeve më të mira. Edhe në raportin e fundit të OSBE-ODHIR, për herë të parë në 30 vite nuk ka asnjë vërejtje për listën e zgjedhësve. është diçka për të cilën duhet të jemi krenar sepse kemi ngritur nivelin e shërbimeve në standartet më të larta”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Çuçi tha se ndërprerja e kontaktit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me sportelet e Gjendjes Civile, ka ndikuar në uljen e korrupsionit.

“Mbani mend radhët e gjata në sportelet e Gjendjes Civile edhe për një certifikatë martese, lindje etj. Në shumë raste sportelet ishin kthyer në vatër korrupsioni të rëndomtë. Me modernizimin e shërbimit, 21 shërbime merren online direkt nga kompjuteri apo celulari. Shkëputja e kontaktit direkt me sportelin ka shkurtuar kohën për të marrë shërbimin dhe ka prerë rrugën e korrupsionit”, deklaroi Çuçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.