Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çuçi me qingj në krah prezanton fermën më të madhe bio në vend

23:18 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
74717106 1717177818412303 4989080516939481088 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi prezantoi sot në Pukë fermën më të madhe bio në vend. Ajo ka 1400 dhi, 500 dele dhe 140 lopë. Në postimin e tij në Fb ministri shkruan:

Në zonat malore të Komanit, në vendin e njohur si Leja e Dushit në ‘këmbë’ të Alpeve të Shqipërisë, në rreth 10 mijë Ha shtrihet ferma e parë dhe më e madhe bio në Shqipëri. “7 Springs Bio Farm” është çertifikuar për prodhimet organike sipas standardit europian dhe është e specializur në prodhimet e mishit, djathit, qumështit dhe mjaltit. Mbi 1400 krerë dhi, mbi 500 krerë dele dhe rreth 140 lopë ushqehen në kullotë të lirë gjatë gjithë vitit me atë çfarë ofron natyra e pasur e kësaj zone. Mjalti i kësaj ferme ka vlera të rralla ushqyese e kurative. Në fermë nuk përdoret asgjë e automatizuar, çdo proces kryhet si në kohët e vjetra, duke ndjekur traditat e të parëve. Kjo i bën të veçanta dhe me shije unike prodhimet e “7 Springs Bio Farm”.  

Vlerë e shtuar e kësaj ferme është edhe fakti se bagëtitë janë kryesisht racë vendase dhe përpunimi i të gjitha produkteve bëhet brenda territorit të fermës në një cikël të mbyllur. Aty ka një baxho, dhoma frigoriferike dhe makina frigoriferike që shpërndajnë produktet brenda dites tek klientët. “7 Springs Bio Farm” është modeli i fermave që ne duhet të nxisim në të gjithë vendin. Armando Ndoka është shembulli i investitorëve, për të cilët ne kemi nevojë dhe meritojnë të mbështeten, për të patur një zhvillim të qëndrueshëm rural në Shqipëri.

Blendi Çuçi ferma bio prezanton qingji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.