Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çuçi takim me biznesin në Vlorë për paketën e re: Tatim Fitimi deri në 5%, përjashtim nga çdo kontroll tatimor

15:22 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
494572620 1204637844349170 1664067808537783785 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi bëri një vizitë në një prej bizneseve të Vlorës që shërben si pikë distribuimi e produkteve të ndryshme. Gjatë bisedës me drejtues të biznesit dhe punonjësit, Çuçi foli për “Paqen Fiskale”, një iniciativë e qeverisë për të lehtësuar më tej bizneset në mbarë vendin.

U përmend rritja e pagës minimale në 400 euro dhe zotimin e qeverisë për ta çuar në 500 euro në muaj duke filluar nga janari 2026. Çuçi e vlerësoi Vlorën si një nga qytetet me perspektivë të madhe ekonomike, me rritje të shpejtë të bizneseve dhe të vlerës së pronës teksa kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në 11 maj. 

Postimi i plotë

Te “Blinko 2015” këtu në Vlorë, një nga pikat kryesore të distribuimit të produkteve të ndryshme. Kënaqësi të bashkëbisedoja me drejtuesit e këtij biznesi dhe punonjësit, si dhe t’u shpjegoja përfitimet nga paketa e “Paqes Fiskale”, por edhe zotimin tonë për rritjen e pagës minimale në 500 euro duke filluar nga janari i vitit 2026.

Vlora sot është plot mundësi të reja për të ngritur e zhvilluar më tej bizneset. Falë transformimit të madh që kemi bërë, aeroportit që po mbaron dhe projekteve të tjera madhore që do të realizojmë, është përpara një perspektivë e shkëlqyer për të pasur këtu një të ardhme të sigurt. Me votën për Partinë Socialiste garantojmë vijimin e projekteve, Vlorën europiane, Shqipërinë në BE.

]PS 11 maj Bledi Çuçi Vlorë zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.