Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çuçi takon ish-votues të djathtë në Vlorë dhe komunitetin e Veteranëve: Rama i ka ndërruar faqen këtij qyteti

16:25 / May 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
494979000 1206082684204686 343742170921139761 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi një takim elektoral me banorë të lagjes ”Çole”. Bashkë me kandidaten për deputete, Zamira Sinaj dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, ata kërkuan mbështetjen me votë për PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit.

Banorët e kësaj lagje deri në zgjedhjet e vitit 2021 kanë votuar përgjithësisht partitë e djathta. Për Çuçin kësaj radhe është ndryshe sepse e kanë kuptuar shumë mirë cila është forca që do të vijojë të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe do ta çojë vendin në BE.

”Tashmë nuk ka më majtas dhe djathtas, por ka përpara dhe mbrapa. Ju nuk do të zhgënjeheni kurrë që do të përqafoni në 11 maj Partinë Socialiste. Garanci për këtë është ekipi ynë, garanci për këtë është qeverisja socialiste, garanci për këtë është Edi Rama, kryeministri që i ka ndërruar faqen Shqipërisë dhe sidomos Vlorës. S’ka kartolinë më të bukur për të dëshmuar transformimin e Shqipërisë sesa transformimi i Vlorës”, tha Çuçi.

Më pas u takua edhe me pjesëtarë të Komiteteti i Veteranëve të Vlorës. ”Briseida Çakërri jo vetëm një vajzë e lindur socialiste, siç e kam thënë shpesh prej fillimit të këtij rrugëtimi drejt 11 majit, por tashmë ka edhe titullin “Pasardhës Veterani”, vlerësuar nga Komiteteti i Veteranëve të Vlorës. Kënaqësi të zhvillonim një takim së bashku, të evokonim vlerat e LANÇ, si dhe të ndanim domosdoshmërinë e bashkimit të madh që na duhet për fitoren e PS, për Vlorën 2030 dhe Shqipërinë në BE”,-tha Çuçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.