Kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë përuruar sot rindërtimin e një banese private në Pezë.
Gjatë momenteve të vizitës, siç e do zakoni familjarët i kanë pritur politikanët me nga një gotë raki, që e kanë zjerë vetë, e për çudi kreun e qeverisë, e kanë lënë pa gotë. Me humor Rama merr gotën e Veliajt, dhe thotë se për çudi jo në pak raste ”rriskun” e tij ia japin Lalit.
Veliaj shprehet se e ngacmojnë shumë pasi është më i vogli, ndërsa për të pasur mundësinë e urimit ka marrë gotën e Ahmetajt, e kështu me radhë vazhdon zinxhiri.
Rama: Gjithmonë gota ime i bie Lalit, çudi e madhe, merre merre (I drejtohet për të marrë gotën e Ahmetajt)
Veliaj: Më ngacmojnë mua se jam më i vogli, prandaj, më ngacmojnë shumë.
