Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Çudia në Bashkinë Mat, një punonjës për 90 banorë

22:29 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Keshilli bashkiak Mat 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Buxheti i vitit 2019 dhe taksat e reja lokale, kanë marrë të gjitha votat e këshilltarëve të pranishëm në mbledhje, përveç këshilltarit të Partisë Ligj dhe Drejtësi, me kryetar Spartak Ngjelën. Votimi ishte në shumicë absolute pro, ndërkohë që nuk munguan debatet për investimet e pakta dhe numrin e lartë të punonjësve. Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë u shprehën se nga shuma totale e buxhetit të ri, vetëm 8% e fondit do të shkojë për investime, ndërsa pjesa tjetër për shërbime dhe paga. Këshilltarët kritikuan punën e pakët të bashkisë për përmirësimin e rrugëve rurale, ndërhyrjen në shkolla, kopshte, çerdhe e objekte të tjera.

Buxheti i këtij viti për Bashkinë Mat parashikohet në vlerën e 411 milionë lekëve të rinj, përfshirë këtu grantin e akorduar nga qeveria dhe planifikimin e të ardhurave vendore. Po në këtë mbledhje u miratuan taksat dhe tarifat lokale. Bashkia e Matit do të ketë gjatë vitit 2019, 446 punonjës, mesatarisht një punonjës për 90 banorë.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë në këtë këshill, Elisa Gjasta, argumentoi se kemi të bëjmë me një nivel të ulët të investimeve në të gjithë territorin e bashkisë, ndërkohë që komuniteti matjan pret më shumë nga pushteti lokal. “Niveli i pagave dhe i shpenzimeve operative është i lartë, duke e përjashtuar pjesën e ardhur nga grandi specifik”, vërejti Gjasta. Ajo shtoi se, sipas këtij buxheti, nuk ka asnjë mundësi realizimi i objektivave strategjike, vendosur nga bashkia, madje nuk premtohet as fillimi i tyre.

Këshilltarja socialiste nënvizoi se të ardhurat e parashikuara janë të fryra sepse nuk mund të realizohen në masën 100%. “Megjithatë, duke parë që jemi në limitin e afatit ligjor për miratimin e buxhetit, gjithashtu duke qenë se Bashkia e Matit nuk ka një autonomi financiare, por është e varur nga transferta qeveritare, ju ftojmë ta votoni projektin e paraqitur”, përfundoi këshilltarja e majtë.

Në mbledhje morën pjesë 17 nga 21 këshilltarë që ka Bashkia e Matit. 16 prej tyre votuan pro projektit të paraqitur, ndërsa njëri nga këshilltarët votoi kundër, me argumentin se bashkia nuk ka parashikuar investime në infrastrukturë dhe ka rritur ndjeshëm numrin e punonjësve që nuk janë të dobishëm. Raportet politike në Këshillin e Bashkisë Mat kanë ndryshuar herë pas here. Kur PS e LSI ishin në koalicion, e majta kishte 12 këshilltarë. Tani që LSI është bashkuar me PD-në, opozita në Këshillin Bashkiak numëron vetëm 9 këshilltarë.

PANORAMA

bashkia mat vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kandidati socialist Agron Malaj voton në Mat

10:02 / May 11, 2025

I dha tokë babait? Malaj: Gazetari i “kënetës së bufit”, lëshon tymnajen e radhës në drejtimin tim

18:27 / May 8, 2025

Malaj: Premtim i mbajtur, rruga Batër e Vogël

16:11 / May 7, 2025

Berisha: Nuk kërkoj pushtet, dua vetëm 100 ditë për…

13:00 / May 5, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.