Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çudit Berisha: Taulant Balla në hetim për lidhjet me grupet kriminale, Europol ka sjellë të dhëna

09:54 / July 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha në mbledhjen e grupit të tij, tha se Taulant Balla është në hetim për lidhjet e tij me grupet kriminale. Madje, Berisha thotë se EUROPOL i ka sjellë prokurorisë shqiptare të dhëna për ministrin e ri të Brendshëm, dhe për këtë thotë se e ka ‘konfirmuar përmes burimeve të tij serioze. Berisha hedh akuza se Balla është i lidhur me grupet kriminale të Elbasanit, Librazhdit, Lushnjës, e kjo sipas tij është e vërtetuar me dokumente zyrtare, por pa publikuar asnjë prej tyre.

“Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie. Balla me dokumente zyrtare rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, Cërrikut, Lushnjës, Librazhdit dhe klanin Rraja. Për këto ka dokumente. Balla është në hetim, është thirr të paktën tre herë në SKAP-in e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka me emër të shoqes dhe për probleme të tjera.

Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Taulant Ballën, kjo e thirrjes së tij në SKAP është 100% e vërtetë, jo një po disa herë, paçka se dilte e thonte isha për Saliun, ata e kishin thirr për lidhjet e tij me krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol që e kanë të regjistruar sipas këtij burimi, kjo mbetet në fshehtësinë e SPAK, përderisa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet. Përveç deputetit, ka imunitet edhe si ministër i brendshëm, mund të ushtrojë mbi prokurorët presione nga më të ndryshmet”, tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.