Deputeti Damian Gjiknuri është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari. Të ftuar në emisionin “Opinion”, Rakipllari përmendi “çunat problematikë” për të cilët fliste Gjiknuri në përgjimet e “Dosjes 184”, që u publikuan nga “Bild”. Kësaj gjëje, Gjiknuri iu përgjigj me arsyetimin se gazetri nuk dinte si bëheshin zgjedhjet.
Pjesë nga biseda në studio
Robert Rakipllari: Kërkesa kryesore e opozitës, kauza kryesore e saj, ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë me një qeveri kujdestare, me një qeveri teknike. Në qoftë se opozita e arrijnë këtë gjë me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo do ishte një mënyrë që kauza e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme të arrihet. Në rast se kjo nuk arrihet, por do bëhen disa arnime të kodit, do shkojë Gjiknuri pastaj prapë me ata shokët e vetë, me çunat problematikë atje dhe do t’i bëjë zgjedhjet prapë siç ishin.
Damian Gjiknuri: Po pse flet kot?
Robert Rakipllari: Flas sepse ashtu është.
Damian Gjiknuri: Po lere se nuk bën as prokurorin as hetuesin.
Robert Rakipllari: Unë po flas se kam të drejtën time të flas, s’po gënjej unë, s’po them asnjë gënjeshtër. As po të akuzoj se s’jam as prokuror.
Damian Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?
Robert Rakipllari: Jam marrë, e di shumë mirë si bëhen zgjedhjet.
Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.