Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Curri për primaret: Skandali me votat në Tiranë, u mbajtën të bllokuara

22:44 / March 3, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
arjan curri 2
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Analisti Arjan Curri është shprehur se votimi për primaret ishte i dështuar pasi sipas tij kishte parimin ‘mbush kutitë ose largohu’.

Në Top Story ai u shpreh se Berisha e ka gati listën me aleatët e tij të ngushtë, që sipas analistit nuk do dalë i fituar në zgjedhje pasi lista është me kandidatë të dobët.

“Më bën përshtypje shumë gjëra. Këto primare u bënë sipas parimit mbush kutitë ose largohu. Mjafton të shihje disa qarqe, në Korçë një profesor i njohur kishte 13 vota në qytetin e tij dhe disa dhjetëra të tjera në Devoll Maliq e fshatra të Pogradecit, Ka dhe të tjera raste, gra që janë votuar shumë në Tiranë ndërkohë votat i merrnin në rrethina. Sipas meje, këto primare sollën në PD atë që një filozof do ta quante ‘lufta e të gjithëve kundër të gjithëve’. Kam takuar shumë njerëz të PD të zhgënjyer, këto struktura i kanë futur në përçarje. Thjesht kap njerëz e voto për mua se do bëj këtë e atë. Unë sot e pash Berishën në ditën e vet me të keqe.

Saliu e ka gati listën me 12 vende të mbyllura, janë aleatët, gratë, femra dhe aleatë të tij të ngushtë. Lista është tmerrësisht e dobët, gati të na thotë unë di që nuk fitoj por më duhen këta që janë besnikë. Skandali më i madh është që kutitë në Tiranë u mbajtën 24 orë të bllokuara. Një gjë që në PD nuk bëhet për herë të parë. Këto më japin të kuptoj se këto primare u bën sipas parimit ‘mbush kutitë ose largohu’. Një gjë tjetër që vjen nga brenda është që lista nuk ishte në numër rendor. Skandali ishte të ziheshin deputetët me njeri tjetrin, të dalësh deputet në Tiranë duhen 10 mijë vota”-u shpreh Curri.

Arjan Curri PD primaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.