Që Dafina Zeqiri është në një lidhje, këtë e dimë të gjithë. Por se kush është partneri, jemi paksa në dyshime. Megjithëse flitet se personi që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares është një nga bashkëpunëtorët e saj, DJ Geek.

Shpeshherë, të dy komentojnë fjalë të bukura në fotot e njëri-tjetrit, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar nga ana e çiftit.

Por Dafina nuk fshihet më. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto në Instastory, me partnerin e saj.

Në foto shfaqen duart e tyre të bashkuara, pra vetëm kaq, asgjë më shumë.

Tani Dafina na bëri edhe më shumë kuriozë, për të zbuluar të dashurin e saj që e mban të fshehtë.
