Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Daily Mail”: Nikulaj u vra për shkak të një mosmarrëveshjeje prej 80 mijë paundësh

16:20 / May 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1682769097xnikulaj 819 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj.

Mediat britanike shkruajnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes mbi 80 mijë paund mes dy familjeve Lekstakaj dhe Nikulaj.

Ndërkaq, tre të arrestuarit për komplotin për vrasjen ndaj 51-vjeçarit kanë dalë të shtunën (29 prill) në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre.

Tre të akuzuarve, konkretisht 37-vjeçarit Edmond Haxhia, 49-vjeçarit Steven Hunt dhe 35-vjeçarit, Thomas Mathin iu caktua masa e paraburgimit, pasi akuzohen për atentatin e 19 prillit ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, në Shëngjin.

Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e të shtunës (29 prill) dhe pak pas arrestimit të tyre, policia ka vënë në pranga edhe gruan britanike Harriet Bridgeman, 28 vjeç, në lidhje me vrasjen.

Ndërkohë në kërkim mbeten Ruben Saraiva, shtetas portugez, i dyshuar si ekzekutori dhe Harry Simson, shtetas britanik.

Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, arriti të zbardhë dhe dokumentojë ngjarjen, duke shpallur në kërkim 6 persona, 5 prej të cilëve shtetas të huaj, dhe nga të cilët 4 prej tyre janë kapur nga autoritetet në Angli./Daily Mail

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.