Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Daily Mail për shqiptarët: Vrasin lehtësisht për tregje të reja

11:36 / March 18, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine bande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E përditshmja britanike Daily Mail po tregohet mjaft e fokusuar në ekspozimin e krimit me origjinë shqiptarët në ishull.

“Bandat shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike kanë marrë kontrollin e furnizimit me kokainë në Amerikën e Jugut, me të cilën kanë “përmbytur” edhe Britaninë”.

Ky konstatim u bë sot nga “DailyMail” pas një hetimi ku evidentohej se baza e trafikut është Ekuadori, ndërsa tregu përfundimtar Britania e madhe. Hetimi nxjerr në pah koston e vërtetë të “epidemisë së kokainës” në Mbretërinë e Bashkuar.

Tregu i kokainës në Britani mendohet se kap një vlerë prej 2 miliardë paundësh, referuar këtu edhe faktin që janë rreth 976,000 përdorues. Ndërkohë numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është shtatëfishuar në vetëm një dekadë, duke arritur në 840.

Hulumtimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka treguar se grupet shqiptare të krimit të organizuar kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetet kryesore dhe zonat periferike të Britanisë (me përjashtim të Merseyside, ku gangsterët vendas mbeten në krye të grupeve kriminale).

Të njëjtët baronë droge kanë marrë kontrollin me dorë të hekurt të shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori, gjë që i ka bërë të përfshihen edhe në luftime të përgjakshme me kartelet lokale në mënyrë që të marrin në zotërim zonat e influencës.

Sipas burimeve, një figurë misterioze e botës së krimit nga Shqipëria, e njohur vetëm me iniciale, thuhet se është një nga organizatorët e krimit në krye të një rrjeti tregtarësh droge që furnizonin me kokainë profesionistët e klasës së mesme, udhëtarët dhe studentët.

Në fillim të kësaj jave doli se prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid.

Muajin e kaluar një kongresmen kryesor ekuadorian zbuloi se si kërcënimi i mafies shqiptare e ka infektuar vendin e tij përmes dhunës dhe ryshfetit për të ndërtuar një biznes të paligjshëm miliona dollarësh që konsiston në blerjen e kokainës me një çmim më të ulët në Amerikën Latine dhe tregtimin e saj në Europë. Fernando Villavicencio, president i komitetit të mbikëqyrjes së Kongresit, tha se rreth 4,000 shqiptarë jetojnë në Ekuador.

“Trafiku i drogës, korrupsioni dhe forma të tjera të krimit të organizuar kanë kontaminuar një pjesë të madhe të sistemit të shtetit ekuadorian, të klasës politike dhe partive, të institucioneve të drejtësisë, sistemit financiar dhe madje kanë depërtuare dhe deri tek vetë forcat e rendit përgjegjëse për luftimin e krimit të organizuar”, ka deklaruar ai.

Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Britani zakonisht fshihet në anije me kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit ose Antwerp-it, të cilat gjithashtu kanë parë një rritje të madhe të krimit të bandave të lidhura me drogën.

Siç zbulohet në dokumentarin e Dailymail, pjesë të Ekuadorit janë kthyer në “Perëndimin e Egër” teksa shqiptarët dhe kartelet e Amerikës së Jugut luftojnë njëri-tjetrin.

Gjatë gati një muaji në Ekuador, gazetarët e DailyMail u ftuan nga institucionet vendase në operacione kundër narkotikëve dhe panë dy peshkatarë që u arrestuan duke u përpjekur të kontrabandonin kokainë me vlerë 20 milionë dollarë në brigjet e Ekuadorit.

Në pjesën e dytë të hetimit të medias britanike, flitet për një bos ekuadorian që thyen kodin mafioz të heshtjes për të zbuluar se si banda e tij po punon me trafikantët shqiptarë për të transportuar drogën në Europë.

Në një rrëfim të jashtëzakonshëm, ai tregon se si e kreu sulmin e tij të parë vrasës në moshën 14-vjeçare.

DailyMail zbulon gjithashtu historinë e patreguar të një prej narkotrafikantëve më famëkeq të Shqipërisë, i cili është liruar para kohe në mënyrë të dyshimtë nga një burg në Ekuador.

Dritan Rexhepi është quajtur “mbreti i arratisjeve” për shkak të arratisjes nga burgjet në Belgjikë dhe Shqipëri; dhe “mbreti i kokainës” për ‘suksesin’ e tij në futjen e kokainës në Evropë.

Ai tani duket i vendosur të shfrytëzojë një boshllëk ligjor për të shmangur ekstradimin në Evropë, ku kërkohet për një sërë krimesh të lidhura me bandat, përfshirë edhe vrasje.

Rexhepi, i cili është paraqitur në listën e “Most Wanted” në Scotland Yard, është tipik i shumë narkotrafikantëve shqiptarë me bazë në Ekuador, të cilët, duke anashkaluar ndërmjetësit tradicionalë, negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut dhe komandojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit për sjelljen e narkotikëve nga Amerika e Jugut në Evropë, në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.

Daily Mail
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.