Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Daily Mail: Tifozët e “The Reds” kanë gati surprizën në mbështetje të Ronaldos

13:40 / April 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
resize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmit të trishtë që dha dje ylli portugez, Crisitiano Ronaldo se një nga binjakët e tij të sapo lindur ndërroi jetë, të gjithë njerzit, miqtë e lojtarit, por edhe futbolldashësit në mbarë botën janë prekur dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Ndërkaq, Manchester United do të përballet me Liverpool mbrëmjen e sotme në kuadër të javës së 33-të të Premier League dhe sigurisht, kjo sfidë nuk i ngjan të tjerave për Ronaldon pas kësaj tragjedie familjare të përjetuar.

Ky është një rast ku duhet të shikohet përtej futbollit pasi kjo lojë e bukur nuk njeh ngjyra. Kështu, sipas “Dayli Mail”, tifozët e Liverpoolit kanë përgatitur diçka emocionuese për ta nderuar, respektuar dhe ngushëlluar fituesin e 5 herëve të Topit të Artë.

“Kam lexuar se tifozët e Liverpoolit do t’i japin mbështetje Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes së sotme. Ata do të duartrokasin për një minutë për nder të CR7. Ju lutemi, bëjeni të gjithë ju që do të shkoni në stadium sonte. Tragjedia nuk njeh ngjyra”, shkroi një tifoz i skuadrës së Liverpoolit.

“Mendoj se tifozët tanë do ta shfaqin klasin e tyre dhe ta shfaqim mbështetjen tonë për Cristianon dhe partneren e saj pas humbjes së djalit të tyre. Me një minutë duartrokitje në minutën e 7-të do t’ju tregojmë tifozëve të tjerë dhembshurinë e vërtetë. Rivaliteti nuk do të thotë asgjë në kohë si kjo”, theksoi një tjetër tifoz i “Reds”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.