Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Daily Mail: Vëllezërit shqiptarë që organizuan protestën në Londër ishin të dënuar, gënjyen se ikën nga lufta në Kosovë

22:31 / February 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezër shqiptarë që organizuan një protestë dhe vunë flamurin e Shqipërisë mbi statujën e Winston Churchill kanë gënjyer për të përfituar azil në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull vëllezërve Taulant dhe Enkeleid Omi, për të cilët thotë se përdorën identitete të rreme për të hyrë në Britani.

“Ata thanë se po iknin nga lufta e vitit 1998 në Kosovë, në vend që të tregonin se vinin nga Shqipëria paqësore. Të dy drejtuan protestën në nëntor në Westminster, ku rreth 1500 bashkatdhetarë të tyre deklaruan se nuk ishin kriminelë”, shkruan ‘Daily Mail’ duke shtuar se vëllezërit kanë qenë kontrabandistë të dënuar.

Në një letër që i dërguan Taulantit muajin e kaluar, ekipi i Home Office i ofronte që të shkonte të korrigjonte të dhënat duke përdorur emrin e tij të vërtetë.

“Por si kundërpërgjigje, ai u tall me Qeverinë, duke u mburrur në rrjetet sociale se ka marrë ‘bileta falas’ për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Home Office ‘më ka bërë një nder’.

Nacionalisti shqiptar, 46 vjeç, u shfaq gjithashtu në një kanal televiziv për t’u mburrur dhe ofroi ndihmë për shqiptarët e tjerë që gjithashtu hynë ilegalisht në Britani”, shkruan media britanike.

Kërkesa e parë e Taulantit për azil u refuzua, por ai fitoi një apel në vitin 2006 dhe më vonë mori nënshtetësinë britanike. Në maj 2013, vëllezërit dhe një bashkëpunëtor tjetër u kapën nga oficerët e Forcave Kufitare në përpjekje për të kontrabanduar dikë në Britani ilegalisht.

Ata u shpallën fajtorë në shtator 2015 dhe u dënuan të dy me 12 muaj burg dhe u urdhëruan të kryenin 200 orë shërbim në komunitet.

angli Daily Mail Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.