Ana Kallaku është një emër i njohur i ekranit, si moderatore. Por jo vetëm. Ajo është e njohur gjithashtu dhe si motra e Bes Kallakut, aktorit të dashur për të gjithë.
Ana është bërë nënë për herë të dytë, dhe ka sjellë në jetë një djalë. Kujtojmë se me bashkëshortin, Erjonin, ata janë prindër të vajzës, Amla.
Moderatorja ka postuar foto me të voglin e saj, duke na bërë të ditur se Besi është bërë dajë për herë të dytë, dhe këtë herë me një djalë.


