Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Daja plagosi me thikë nipin në Shkodër, zbardhet dëshmia e të moshuarit: Më ngacmonte gruan

11:40 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Shkoder 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku daja Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani. Sipas burimeve, 44-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Edhe pse për momentin gjendja e tij është e stabilizuar ende, 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Trashani ka marrë një plagë të rëndë në bark duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë. Ndërkohë mësohet se 78-vjeçari Zyhdi Shpejtimi, autori i dyshuar i plagosjes, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur. Menjëherë i moshuari u arrestua nga policia vendore e Shkodrës. Pasi u vu në pranga në dëshminë e tij, Trashani ka deklaruar se e ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen e dajës. Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd, por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44-vjeçarin Trashani.

Zyhdi Shpejtimi, pas kësaj ngjarje mësohet se është i dyshuar për veprën penale “vrasja e mbetur në tentativë”. Menjëherë pas kësaj ngjarje të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, pas drejtorisë Rajonale të Tatimeve, mbërritën forcat e policisë duke bërë arrestimin e 78-vjeçarit. Ndërkohë menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. 44-vjeçari kishte humbur shumë gjak, por transportimi me shpejtësi në spital dhe operacioni në kohën e duhur bënë që për momentin të ketë një gjendje të stabilizuar edhe pse rrezikun për jetën nuk e ka kaluar ende. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje mes të afërmve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.