Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Dajak” brenda PD-së në Tiranë, anëtarët rrahin në lokal djalin e Minarollit dhe dy të tjerë, policia futet në mes

23:30 / December 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd astir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një burim për Newsbomb.al bën me dije se dy anëtarë të kësaj force politike që pretendojnë të marrin me forcë kryesinë e kësaj dege kanë dhunuar kryetarin dhe një anëtare të grupit të punës si dhe kryetarin e grup-seksionit të PD-ës, dhe kanë shkatërruar materialet zgjedhore në ambientet e një lokali te zona e “Astirit” ku po zhvillohej procesi.

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor për ngritjen e degës së re të Partisë Demokratike në zonën Nr.16 në Tiranë, te “Unaza e Re”.

Bëhet me dije se dy anëtarë të kësaj force politike që pretendojnë të marrin me forcë kryesinë e kësaj dege kanë dhunuar kryetarin dhe një anëtare të grupit të punës si dhe kryetarin e grup-seksionit të PD-ës, dhe kanë shkatërruar materialet zgjedhore në ambientet e një lokali te zona e “Astirit” ku po zhvillohej procesi.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të vihet nën kontroll.

Sipas burimit në fjalë, kanë qenë vëllezërit Gëzim dhe Shkëlzen Sadikaj të cilët kanë dhunuar Adriatik Shehun, kryetar i grup-seksionit të PD-së në këtë zonë, Ervin Minarollin, kryetari i grupit të punës dhe antaren Minushe Lazaj.

Gëzim Sadikaj, i cili pretendon të marrë kryesinë e kësaj dege, duke parë që nuk ka arritur mbështetjen e duhur, ka shkatërruar materialet zgjedhore dhe ka dhunuar së bashku me vëllain e tij anëtarët e grupit të punës të caktuar nga kryetari i PD-së Luzlim Basha për formimin e degës së re të partisë.

I kontaktuar nga media, zoti Shehu ka konfirmuar incidentin dhe dhunën e ndodhur rreth orës 19:00 gjatë procesit për ngritjen e degës së re Nr.16 në ‘Unazën e Re’ në zonën e Astirit. 

Procesi i sotëm kishte të bënte me zgjedhjen e delegatëve të cilët në një datë brenda muajit dhjetor do bënin të mundur me votën e tyre zgjedhjen e kryetarit të degës së re Nr. 16, në “Unazën e Re”.

Procesi u anulua për shkak të shkatërrimit të materialeve zgjedhore dhe daljes së situatës jashtë kontrollit. Ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të policisë të Komisariatit Nr.6 për të vënë situatën nën kontroll, raportojnë burimet.

Pas qetësimit të situatës, grupi i punës është larguar drejt selisë qendrore të PD-së.

“Dajak” brenda PD-së në Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.