Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Daku dënohet me 2 ndeshje pezullim nga UEFA, nuk do të jetë me Spanjën

15:48 / June 23, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1718892230 mirlinddaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mirlind Daku do të humbasë ndeshjen me Spanjën, e cila do të luhet nesër në Dusseldorf në orën 21:00, e vlefshme për raundin e tretë në Grupin B të Euro 2024.

Burime për mediat bëjnë me dije se sulmuesi do dënohet nga UEFA me dy ndeshje pas fyerjeve ndaj maqedonasve pasi u mbyll sfida Kroaci 2-2 Shqipëri.

Daku mori megafonin e Tifozave Kuq e Zi pas mbarimit të lojës me Kroacinë, duke thënë kore raciste kundër maqedonasve. Sjellja e tij është kritikuar mjaft, ku fillimisht ka qenë Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, që ka kërkuar nga UEFA të merren masa. Më pas ka qenë edhe klubi ku luan Daku në Rusi, Rubin Kazan që nuk e ka mirëpritur këtë sjellje të sulmuesit nga Gjilani.

Shqipëria barazoi në minutat e fundit me Kroacinë, 2-2 pas golit të mesfushorit Klaus Gjasula në të 95-ën. Nesër, kombëtarja luan në Dusseldorf fatet e kualifikimit nga grupet ndaj Spanjës në orën 21:00. Në rast kualifikimi Daku do të humbas edhe sfidën tjetër me eleminim direkt.

daku denohet dy ndeshje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.