Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dalin fotot e Sali Berishës me familjen e Enver Hoxhës

22:28 / December 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha simon stefani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Mustafa Nano ka publikuar disa foto, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha me anëtarë të familjes së ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Nano thekson se këto foto nuk janë për të denigruar Berishën, por për të treguar se edhe ai si shumë shqiptarë të tjerë, ka qenë “adhurues” i diktatorit.

Deklarata e Mustafa Nanos

Këto foto nuk i kam ekspozuar sot, për të kritikuar apo qortuar apo denigruar Sali Berishën. E përsëris, për mua këto foto janë Ok-ej për të njëjtën arsye që iu thashë.

Kanë qenë me mijëra shqiptarë që do të donin të ishin në vendin e Sali Berishës, sidomos në rrethanat e fotos së fundit, pra pranë familjes së Enver Hoxhës.
Mund të pranohet gjithashtu që ky njeri ka qenë 25 vjet anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, mund të pranohet, mund të jetë Ok-ej dhe ky fakt.

Mund të jetë Ok-ej edhe fakti që ka qenë sekretar i organizatës bazë në ndërmarrjen ku ka punuar, në spitalin që ka ekzistuar atëherë në Tiranë.

Mund të pranohet edhe fakti që, ndonëse ka qenë me këtë lloj biografie dhe këtë lloj backgroundi, ky njeri u zgjodh dy herë President i Republikës, ky njeri ishte 2 mandate Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhe kjo është Ok-ej.
Po çfarë nuk mund të pranohet? Është një gjë tjetër.

Nuk mund të pranohet që mbështetësit e këtij njeriu, si psh. Gazmend Bardhi, Tomorr Alizoti, Agron Tufa, apo të tjerë, ti vërsulen sot një personi si Arben Kraja të cilin unë nuk e njoh, këto kohë e mora vesh se paska një njeri që quhet Arben Kraja dhe që është zgjedhur në krye të SPAK-ut.

Nuk mund të pranohet që këta njerëz t’i vërsulen Arben Krajës, dhe ti vërsulen për faktin, që Arben Kraja 30 vite të shkuara, ka qenë prokuror, dhe nga pozitat e prokurorit ka dënuar mbi bazën e ligjeve të shpifura të diktaturës që ishin në fuqi.

Ka vendosur dhe mbi bazën e mendësive të veta komuniste, por në këtë rast jam i bindur se ka qenë mbi bazën e ligjeve që kanë qenë të shkruara, dhe që për mua kanë qenë ligje të shpifura. Mbi bazën e atyre ligjeve ka dënuar disa njerëz për moralin e tyre antikomunist.

Ti vërsulen këtij njeriu ata njerëz, për të cilët unë fola, që kanë qenë mbështetës të atij njeriu që unë fola, kjo është për të marrë malet.
Kjo është për të marrë ekzilin, kjo është arsye për të marrë ekzilin. Kështu që unë po e mbyll me një pyetje;

Si ka mundësi që këta njerëz janë të provokuar, që sot në krye të SPAK-ut është Arben Kraja, që paska qenë prokuror në vitin e fundit të diktaturës komuniste? Për mua qofshin këta që janë! /abcnews



  • 5d8c92aaa3d68berisha
  • sali berisha enver hoxha
  • sali berisha hysni kapo

ENVER HOXHA Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.