Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Endri Mustafa. Ai ishte i denoncuar prej 3 ditësh i zhdukur nga familjarët e tij, teksa është gjetur sot i pajetë dhe i qëlluar me armë zjarri.
Mustafa është një person me të kaluar kriminale, i arrestuar për plagosje, dhënie fajdesh dhe i është gjetur një arsenal armësh.


