Melinda dhe Bill Gates nuk kanë patur një marrëdhënie martesore të zakontë. Pas divorcit, është zbuluar edhe historia e dashurisë së Gates me ish-të dashurën e tij Ann Ëinbald. Bill dhe Ann u njohën në vitin 1984 dhe u ndanë në 1987, mirëpo historia e tyre nuk mori fund. Bill u martua me Melindën e madje i mori mendim Annës për propozimin. Revista “Time” zbulon se themeluesi i Microsoft nënshkroi një marrëveshje me Melindën, ku ajo duhet të bindte dakort që një fundjavë në vit ai ta kalonte me Annën.
Melinda ka rënë dakort dhe Bill një fundjavë çdo vit e kalonte në shtëpinë në plazh të ish-të dashurës, ku kalërojnë dhe bëjnë shëtitje buzë detit.