Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dalin pamjet/ 41-vjeçarja shqiptare shtatzanë duke ecur për dore me partnerin e saj, pak para se ai t’i merrte jetën

16:33 / January 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjergjiaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke kanë publikuar së fundmi një video ku shihet 41 vjeçarja  shqiptare, Gjeorgjia duke ecur për dore me partnerin e saj, vetëm kohë para se ky i fundit ta qëllonte tre herë me thikë në qafë.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë  së dyqaneve në natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë së bashku me partnerin e saj lëviz e shkujdesur dhe mban në duar çanta pazari në rrugën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Video është regjistruar rreth dhjetë minuta para orës 23, ndërsa sipas informacioneve, çifti është kthyer me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari i akuzuar kishte shkuar për ta marrë gruan nga puna.

Policia greke duke përdorur provat që disponon, po kërkon motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare.

Megjithatë, deri më tani, partneri 39-vjeçar i gruas fatkeqe mohon çdo përfshirjen, duke pretenduar se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 41-vjeçares dhe se shoku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Bëhet fjalë për rroba, sende personale të 41-vjeçares, si dhe dyshekun e krevatit mbi të cilin u vra Gjeorgjia.

Madje, për të mashtruar autoritetet policore, pas krimit kanë vendosur një dyshek tjetër në shtrat.

Zhdukja e 41-vjeçares, u raportua më 2 janar, ndërsa 24 orë më vonë është lëshuar njoftimi përkatës përmes shërbimit Missing Alert.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026

Dhuna nga të miturit, fatura familjes”, Rama: Bashkëpunim me BE, do u ndalojmë aksesin! Do vendosen në regjistra të veçantë

12:25 / October 21, 2026

“Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon”/ Rama: Sulmi ndaj bankave, skenar djallëzor. Zbulojmë të maskuarit përmes teknologjisë

12:23 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.