Nga kamerat e sigurisë të vendosura në banesën e kryetarit të Rithemelimit të Vaut të Dejës, Benard Ndreca, shihet qartë sesi gjatë natës dy persona kanë vendosur lëndën shpërthyese në automjet dhe më pas me të zbardhur dita, Ndreca i ka hipur automjetit dhe pas ndezjes ka ndodhur shpërthimi.
Fatmirësisht, nga shpërthimi i tritolit që ishte vendosur në pjesën e përparme të autoveturës tip “Audi”, Ndreca nuk ka marrë dëmtime, ndërsa dëmet materiale të mjetit janë të konsiderueshme.
Ngjarja vjen një ditë pasi anëtarët e PD-së të përfaqësuar nga Alibeaj në këshillin bashkiak të Vaut të Dejës kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin e propozuar nga grupi i Rithemelimit të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha.
Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës, shihet edhe nëna e tij e cila ka shpëtuar gjithashtu mrekullisht nga ky moment. Ajo vrapon direkt tek i biri, e ëma hap derën e makinës dhe sigurohet që është gjallë. “Nard more, Nard more, ah e mjera unë”,-tha nëna e tij.
