Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dalin pamjet e shpërthimit në portën e gjyqtarit të Shkodrës. Qeni i fqinjit lehu, por…

10:30 / April 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1783
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ora shënon 02:55. Është data 28 Prill, kur në rrugë shfaqet një person i veshur me të zeza e i maskuar. Nga pas mban në dorë tritolin, ndërsa afrohet me qetësi drejt shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj. I vetmi që lajmëron ardhjen e tij është qeni i fqinjit, i cili sapo dallon personin në fjalë leh, por duke qenë se ishin orët e vona të natës, askush nuk u alarmua. Me gjasë të gjithë ishin në gjumë.

Siç edhe shihet qartësisht në këto pamje të siguruara nga gazetari Besar Bajraktaraj, autori afrohet me hap normal drejt portës së gjyqtarit, që ndodhet në lagjen “Tom Kola” të qytetit verior. As nga qeni nuk trembet, e kur afrohet te porta vendos tritolin që ka në dorë. Më pas nxjerr nga xhepi diçka, me gjasë çakmak. Ulet e ndez dhe më pas largohet me vrap. Gjithçka ndodh në më pak se 2 minuta.

Qeni leh edhe kur autori largohet. Në orën 02:59 ndodh shpërthimi i fuqishëm. Nga ngjarja në fjalë, pati vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit në shtëpi ndodhej e gjitha familja e gjyqtarit 62-vjeçar.

Dyshimet e para lidhen me detyrën e Tonin Stërkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera që mund të kenë lidhje me konflikte pronësie. Vetë gjyqtari ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime që lidhen me detyrën e tij.

Për ngjarjen, me anë të një deklarate për shtyp reagoi edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Qeveria e Gjyqësorit kërkoi nga hetuesit zbardhen e ngjarjes dhe shprehu mbështetje për punën e magjistratëve. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mësohet se zhvilloi një bisedë telefonike me gjyqtarin Stërkaj duke i siguruar marrjen e masave për sigurinë e tij, ndërkohë që këtë të hënë në KLGJ do të mblidhet edhe Komisioni i Posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve.

Zbardhje të ngjarjes kërkoi edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e konsideroi ngjarjen si intimidim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.