Mediat serbe kanë publikuar pamej të momentit të vrasjes së biznesmenit nga Kosova. Selajdin Janjeva u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Sipas portalit serb Sandzak Live, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shkëmbimit të zjarrit. Nga pamjet duket se autorët afrohen, dhe vetëm njëri qëllon në drejtim të tij. Fillimisht Janjeva rrëzohet përtokë, ndërsa më pas agresorët i afrohen dhe për të siguruar që i kanë dhënë fund e qëllojnë dhe herë të tjera.