Luana Vjollca një ditë më parë (2 shtator) festoi ditëlindjen e saj të 28-të, dhe festën e ka organizuar në Drimadhë me të afërmit dhe miqtë e saj.
Moderatore që së fundmi i është dedikuar muzikës duke sjellë mjaft këngë, na ka dhënë detaje nga festa e “çmendur” përmes instastory në Instagram.
Luana kishte veshur një fustan të shkurtër me një ngjyrë mjaft të ëmbël, që i shkonte jashtë mase.
Sic duket edhe nga videot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale, në një moment kur kamarieri ka sjellë shampanjën, motra e saj Marina i ka kërkuar ta lagin, sic tek kënga e partnerit të kësaj të fundit, Getoarit, ku një frazë thotë “t’lagi me shampanjë”.
Edhe Getoari ka qenë i pranishëm në festë dhe ka kënduar këngë për kunatën. Gjithashtu te shumte ishin edhe kengetaret e njohur qe jane miq te Luanes qe ia bene kete ditelindje edhe me speciale.














