Mediat italiane kanë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë në kuesturën e Triestes ku mbetën të vrarë dy karabinierë dhe një tjetër u plagos.
Dy vëllezër që ishin arrestuar për vjedhje janë kapur rreth orës 01.00 pas mesnatës. Njëri prej tyre kishte kërkuar të shkonte në tualet, por i vodhi armën njërit prej agjentëve duke nisur të gjuajë. Dy policët Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego mbetën të vrarë.
Autorët janë dy vëllezër Alejando Augusto Stephan Meran, 29 vjeç de Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç të dy me kombësi nga Republika Domenikane.








