Duket se takimi mes Ramës me opozitën parlamentare ka pasur edhe batuta, teksa shihet nga fotot e siguruara që Murrizi, Hajdari, Musai dhe Stojku janë të qeshur para kryeministrit.
Nga ana tjetër duket se kryeministri shoqërohet vetëm nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa nga opozita parlamentare janë 4 përfaqësues, të 3 të grupeve parlamentare, dhe Rudina Hajdari e Këshillit Politik.
