Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dalin sot fituesit e parë në 4 fakultete/ Si vijon gara, datat dhe afatet e regjistrimit

10:48 / August 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Universitet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afati zyrtar i shpalljes së listave të fituesve në universitete është 30 gushti, por katër fakultete, nga gjashtë që ka Universiteti i Tiranës kanë gati sot emrat e fituesve.

Ashtu siç bënë vitin e kaluar, Fakulteti i Ekonomisë, ai i Gjuhëve të Huaja, ai i Histori-Filologjisë dhe Drejtësia kanë marrë mesditën e djeshme listat me ID e kandidatëve, bashkëngjitur edhe rezultat e tyre, mbi bazën e të cilave edhe formulat përkatëse të pranimit, me anë të të cilave do të kalkulojnë pikët për secilin aplikant për të bërë kështu renditjen e tyre nga më i miri e deri tek ai me më pak pikë.

Sipas versionit print të “Panorama”, rezultatet do të jenë gati mëngjesin e sotëm të firmosura nga dekanët dhe do të bëhen publike përmes një deklarate për mediat. Veç lajmit nëse kanë fituar apo jo, do të mësohen edhe vendet bosh që mbeten me regjistrimin e të rinjve që mund të kenë fituar në të gjitha profilet, duke krijuar kështu mundësi reale për dhjetëra kandidatë në listë.

E pritshme është që lista e parë e fituesve të jetë për ekselentët, të cilët e kanë të qartë zgjedhjen e tyre, por kanë plotësuar gjithsesi dhjetë degë, duke ezauruar mundësinë për nëntë të tjerë në radhë. Por shpresa nuk humbet në nënfazat e raundit të parë e më pas dy raundet e tjera deri në tetor për vendet që mbeten të paplotësuara, si në universitetet publike, ashtu edhe ato private.

Mjafton të respektohet nota mesatare e vendosur nga këshilli i ministrave dhe kushtet e fakulteteve për të riaplikuar për kuotat e paplotësuara. Duhet theksuar se këtë vit, kuotat janë thuajse të njëjta, ndërsa mundësitë e kandidatëve më të mëdha. Kjo, për shkak të numrit të ulët të aplikantëve të regjistruar.

Trendi zbritës i të rinjve që kërkojnë të arsimohen vijon, për shkaqe multifaktoriale si rënia e lindshmërisë, braktisjet e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit apo edhe notës kufi të qeverisë që ka penalizuar jo pak maturantë. Në tabelën përbri janë afatet e regjistrimeve për këtë raund si dhe vijimi i garës së aplikimeve për dy raundet e tjera./ Marrë nga Panorama

regjistrimet universitet

fakultete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.