Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dalin të dhënat e Censit në Kosovë, rezultuan 1.58 milion banorë, serbët…

13:12 / July 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 0654bb831709df816187a20ca291c1a4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë. Sipas statistikave të publikuara Kosova ka 1, 586,659 banorë.

Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra, kurse nga gjithsej 38 komuna sa ka vendi 9 prej tyre kishin rritje.

Këto të dhëna janë prezantuar sot nga Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një konferencë ku po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministra, kryetarë komunash e ambasadorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm një ushtrim statistikor, por një reflektim i përkushtimit për të adresuar nevojat e popullatës.

Ai tha se me të dhëna të sakta jemi të sigurtë që nuk do ta humbim rrugën.

Kurti potencoi se nxjerrja e të dhënave të plota dhe të sakta do tu mundësojë shfrytëzuesve dhe vendimarrësve për orientim të politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se numri rezidentë i banorëve në Kosovë është 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë.

Ndërkaq, nga diaspora sipas të dhënave preliminare janë regjistruar 600 mijë banorë.

Ai tha se 795 mijë e 46 janë meshkuj, ndërsa 791 mijë e 614 femra.

Kastrati tregoi se janë 560 mijë banesa të banueshme dhe se ekonomitë familjare janë në rritje me 353 mijë.

Kastrati tregoi se në vitin 2011 mosha mesatare ishte 29 vjet ndërsa në vitin 2024 mesatare rreth 34 vjet.

Ai potencoi se në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë pati bojkotim në masë të madhe gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

Koordinatorja për zhvillim në UNKT, Arnhild Spence, tha se regjistrimi i popullsisë është një arritshmëri në shtegtinë kosovare drejt zhvillimit. Ajo tha se zhvillimi i qëndrueshëm bazohet në të dhëna dhe se në Kosovë kemi shumë të tilla.

Spence theksoi se duhet kushtuar vëmendje zvogëlimit të varfërisë, për çka potencoi se zhvillimi i ekonomisë nuk është i barabartë dhe se duhet punuar qe të përfitojnë ata që janë më të cenueshëm.

Ndërkaq, për aspektin ndërkombëtar të Regjistrimit të Popullsisë foli Eduard Jongstra, për çka tha se kanë vëzhguar intervista për së afërmi dhe është vërtetuar se pyetësori i përmbushë të gjitha rekomandimet që ekzistojnë në arenën ndërkombëtare.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar me 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj. /kosovapress

censi Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.