Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dalja e të dhënave, eksperti i IT-së kallëzon në SPAK drejtuesit e AKSHI-t

12:40 / January 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent progni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një vite me sulme kiberentrike, eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni, ka kallëzuar sot në SPAK Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Kjo padi është bërë lidhur me hakërrimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, teksa sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve, dhe sipas tij kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

“Sot erdha për të bërë një kallëzim për AKSHI, për sulmin kibernetik, ku me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të gjitha të dhënat tona të jenë të rrezikuara. Kallëzimin e kam bërë si individ, por i mbështetur edhe nga forumi që ende nuk ka marrë një formë ligjore, Rizgjim Kombëtar, ku deri tani jemi 800 programues IT që kemi parë të drejtë ta bëjmë këtë kallëzim.

Ne kemi kapur vetëm një pikë, ky nuk do të jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne që është dhe publike dhe s’ka nevojë për ekspertizë, është mosrespektimi i kushteve dhe standardeve, ndarja e serverëve nga një layer virtual në një layer virtual, dhe kjo është e vërtetuar nga videoja e hakerave e publikuar në Telegram, ku tregohet qartë që këto servera nuk kanë qenë të segreguara.

Kjo tregon se kanë ndihmuar në hakërrimin e të dhënave, pra kalimi nga një server në të gjitha serverat që hostohen nga AKSHI. Me dashje apo pa dashje nuk jemi në pozitën ta themi sepse kemi një terr shumë të madh informacioni, por kjo vërtetohet nga videoja e hakerave iranian.

Ne kemi hedhur dyshimin që ky segregim nuk është bërë me qëllim që në kohën e patronazhistëve, sepse lejon mbledhjen e të dhënave nga shumë serverëve në mënyrë lokale. Këtë segregim nuk mund ta bëjnë iranianë në mënyrë virtuale, sepse duhet prekje fizike e serverëve që të mos bëhet ky segregim”, u shpreh ai.

Gent Progni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lezhë/ I riu plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital/ Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

13:24 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.