Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Damian Gjiknuri: Fitorja e PS është e padiskutueshme, opozita ofron figura humbëse

18:27 / March 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dekriminalizimi gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e sheh të padiskutueshme fitoren e kësaj force politike në Bashkinë e Elbasanit, në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për ABC News, Gjiknuri u shpreh se kandidati socialist, i cili është aktualisht kryebashkiak i Elbasanit, Gledjan Llatja është model i ndryshëm nga ai i opozitës, Luçiano Boçi.
Sipas Gjiknurit, Llatja ofron modelin e një djali qytetar dhe shtoi se ai ka mbështetjen e qeverisë, duke garantuar zhvillim për Elbasanin.
Ndër të tjera, Gjiknuri nënvizoi se Boçi nuk është alternativë dhe tha gjithashtu se ofron zgjatimin e foltores së Tiranës në Elbasan.
“Sa i përket krahasimit të vlerave politike, kemi dy modele krejt të ndryshme. Kemi një individ i cili ka qenë në pushtet më parë, ka kandiduar më parë, ka humbur perballë Qazim Sejdinit në vitin 2007. Është një figurë me jetëgjatësi politike në Partinë Demokratike, pushtetar. Kështu që nuk përbën ndonjë risi për qytetarët e Elbasanit, përveçse kërshëri për hamendësit e Tiranës. Alternativa e tij për mua, është alternativë bunkeri politik, se nuk ofron gjë tjetër përveçse zgjatimin e foltores së Tiranës në Elbasan, pa asnjë koncept zhvillimi, pa asnjë program, pa asnjë garanci për ecurinë e qytetit, përveçse të eksportojë revolucionin virual të Berishës në Elbasan.
Modeli jonë është modeli i një djali qytetar. Ai nuk është vetëm, ka mbështetjen e qeverisë shqiptare, ka një ekip të PS të plotë. Kjo lidhje e mirë mes qeverisë, ekipi politik dhe personalitetit të tij, natyrshëm garanton më shumë zhvillim për Elbasanin në 4 vitet e ardhshme. Besoj se qytetarët e Elbasanit, jam i bindur se do e bëjnë fitoren e PS të padiskutuar”, theksoi Gjiknuri.

Bashkinë e Elbasanit Damian Gjiknuri Partisë Socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.