Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Damian Gjiknuri hap mbledhjen e Asamblesë: PS në mandatin e tretë, momenti për inovacion!

17:49 / April 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1646591672 DAMIANGJIKNURI 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Damian Gjiknuri hap mbledhjen e Asamblesë: PS në mandatin e tretë, momenti për inovacion! Ditën e Kongresit do të ‘shkrihemi’ me grupe qytetarësh

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri dhe hapjen e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS e cila po zhvillohet online. Gjiknuri prezantoi agjendën e diskutimeve të takimit të sotëm teksa theksoi se mandati i tretë i PS duhet të jetë inovativ dhe në nivelet që presin qytetarët nga mazhoranca.

Gjiknuri tha se Kongresi, i cili pritet të mbahet më 9 prill, do të fokusohet jo vetëm në aspektin organizativ, pro edhe në të tjera, duke theksuar se do të kenë diskutime me grupe të ndryshme qytetarësh.
“Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS-së, një kongres shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet statutore të PS-së gjithnjë me fokus mirëorganizimin e saj përfshirë dhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Momenti vërtet, shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave. Shumë njerëz janë dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë përballjen që ka kjo mazhorance dhe si si po u vjen në ndihmë qytetarëve. Një nga temat me rëndësi është edhe tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që ka kaluar Shqipëria dhe alternativat që jep qeveria. Sëfundmi në agjendë do të keni edhe votëbesimin e sekretariatit. Natyrshëm gjatë Kongresit do të kemi diskutime të lira ku të gjithë anëtarët do të marrin pjesë. Statusi i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes dhe kemi të bëjmë me një element të ri për të rinovuar strukturën , të gjithë kanë të drejtë dhe të gjithë do të vlerësohen dhe nëpërmjet Asamblesë do të përgatisim aktet e reja se si do të përcaktohen kryetarët e ri të partisë. Do të ketë një strukturë që do të japë llogari te kryetari i partisë në bazë dhe sekretariati i partisë . Ka ardhur momenti që të kemi një strukturë të mirëfilltë. Hapim programin e Kongresit, kemi tematikën organizative, por kemi edhe tematika të tjera që do të mbahen rreth godinave të ndërtesës duke u shkrirë me grupe interesi dhe qytetare”, tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.