Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Damian Gjiknuri mohon se ka patur një skemë për të zëvendësuar Dritan Leli në krye të bashkisë së Vlorë.

18:17 / March 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Damian Gjiknuri, i deleguari i PS për qarkun e Vlorës, njëherësh kandidat për deputet në këtë zonë deklaron se kryebashkiaku Dritan Leli nuk është përjashtuar nga PS.

Në një intervistë për MCN, Gjiknuri sqaron se Leli ndërkohë nuk mund të bëhej pjesë e fushatës zgjedhore për sa kohë refuzoi të ishte në listën e kandidatëve për deputetë.

“Ishte zgjedhja e tij personale për të mos u angazhuar në këtë garë dhe këtu mbaron kjo histori, që do të thotë se kur refuzon këtë garë nuk mund të jesh as pjesë e ekipit që do ta marrë përsipër këtë barrë për rezultatin e PS. Natyrshëm ka dinamika e pikëpamje të ndryshme për menaxhimin e gjerave për bashkinë Vlorë. Ne jemi ekip i bashkuar, Leli nuk pranoi të ishte pjesë e garës, kjo është çështje që duhet diskutuar pas zgjedhjeve.

Leli nuk është përjashtuar nga PS, por nuk mund të jetë pjesë e fushatës për sa kohë refuzoi të bëhej pjesë e saj si deputet”, tha Gjiknuri.

Ai mohon se ka patur një skemë për të zëvendësuar Dritan Leli në krye të bashkisë së Vlorë.

“Nëse i referohem nënkryetarit të bashkisë, them se nuk ka qenë ndonjëherë plan për të qenë ai i komanduar, përkundrazi do ishte një nga kandidatët që do përzgjidhnin strukturat nga nënkryetarët aktualë të bashkisë dhe jo personi në fjalë”, u shpreh Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.