Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Damian Gjiknuri: Presidenti i ri jo me axhendë politike. Për momentin s’kemi listë emrash

23:57 / April 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjiknuri 747x4201 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri nënvizon se krahas kritereve kushtetuese, figura e re që do të jetë kandidat për të qenë president, nuk duhet që të shfrytëzojë zyrën e Presidencës për ambiciet e tij politike. Gjiknuri thotë në një intervistë për “A2cnn” se mazhoranca është e hapur për konsultime për të gjetur një figurë që i plotëson të gjitha standardet, edhe pse i ka të gjithë votat e nevojshme për ta zgjedhur në Kuvend.

Çështja e fundit, z. Gjiknuri zgjedhja e Presidentit të Republikës. Ju dhe z. Taulant Balla kryetari i grupit parlamentar dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali jeni në një grup që do merreni me konsultimet dhe negociatat për Kreun e ri të Shtetit. Procesi pritet të nisë pas miratimit të kalendarit nga ana e Konferencës së Kryetarëve. Çfarë përpjekjesh do të bëni si PS, si forcë qeveris për një emër konsensual për presidentin?

E rëndësishme është që do të dialogojmë me të gjithë grupimet, faktorët parlamentarë, pse jo dhe jashtë parlamentarë, pra opinione të ndryshme nga Shoqëria Civile, qoftë dhe brenda PS-së. Faktorë apo deputetë të PS për të dalë me një short listë apo me një grup kandidatësh, të cilët mund të plotësojnë figurën që i duhet Shqipërisë si president.

A folët për kriteret gjatë mbledhjes së Kryesisë?

Nuk është se ka kritere fikse ajo gjë. Kriteret kushtetuese, e rëndësishme të jetë një qytetar që ka një profil shumë të mirë, pse jo të ketë dhe një eksperiencë publike politike ose jo të mëparshme. Pasja e një eksperience politike nuk duhet parë kurrë si disavantazh, por si avantazh. Të mos ketë interesa politike të çastit, as të mos ketë idenë që do të krijojë parti nesër.

Po fillimisht do synoni ta gjeni në lëmin politik apo do tentoni ata që janë jashtë politikës sot?

Besoj se do të ishte më mirë njerëz që kanë një profil publik, pse jo dhe politik në të kaluarën me angazhime, dhe mendoj që njerëz që kanë eksperiencë politike dhe janë në gjendje të bëjnë shkëputjen nga interesat e çastit politik, do të jenë figura shumë të pranueshme për qenien president. Presidenti i sotëm ishte modeli i presidentit që nuk duhet të jetë. Pra, kishte një axhendë politike. Hyri në atë zyrë mbase gjysmë i penduar, mendoi se si do të mbajë partinë e tij, si do t’i shërbejë opozitës, çfarë skenash do të bëjë kur të ikë nga zyra e Presidentit. Një president i tillë s’na duhet.

A keni ju sot një listë emrash që do t’ia propozonit palës tjetër si emër konsensual ?

Jo s’kemi listë emrash. Jam i bindur që në momentin e duhur do ta kemi. Do të kemi konsultime dhe mazhoranca i ka votat në fund që procesi të mos bllokohet.

axhende Gjiknuri Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

“Flamingo Revolution”, një axhendë politike anti-Trump?

19:56 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.