Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Damian Gjiknuri viziton serat e Shirgjanit në Elbasan: Bujqësi ka një të ardhme të garantuar

15:15 / May 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sera
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zona e Shirgjanit në Elbasan është prodhuesi kryesor i prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja ishte në një prej serave të zonës, prodhimet e të cilave fermerët i dërgojnë në pikën e grumbullimit e më pas eksportohen drejt vendeve europiane.
Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan siguroi fermerët për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e qeverisë me qëllim shtimin e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e tyre.
“Sfida më e madhe e njerëzimit do të jenë kostot e shtuara të çmimeve. Kush merret me bujqësi ka një të ardhme të garantuar”, theksoi Gjiknuri.
Ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë më pranë prodhimet bujqësore me tregjet, duke ndihmuar në këtë mënyrë gjithë ekonominë e zonës.
“Rruga ka qenë një nga problematikat kryesore që ka pasur zona. Me ndërtimin e rrugës brenda dy viteve pothuajse është dyfishuar numri i serave nga 30 hektarë në 70 hektarë”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Elbasanit.
Ndërtimi i unazës bujqësore ka krijuar lehtësi dhe i ka dhënë zhvillim gjithë zonës së Shirgjanit në Elbasan. Vitet e fundit disa kompani eksporti kanë shfaqur interes për prodhimet cilësore të zonës, ç’ka ka sjellë dhe rritje të prodhimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.