Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Darëzeza, plazhi që u rezistoi ndërtimeve pa leje

22:44 / June 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
darezeza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I gjendur buzë detit Adriatik, Darëzeza është një nga të fundit plazhe që u ka rezistuar ndërtimeve masive. Pylli me pisha, rëra dhe kanalet ujore që lidhen me detin përmes hidrovoreve terheqin çdo vit turistë nga Fieri dhe zonat përreth.

Në 2018, 7000 deri 10.000 turistë në ditë zgjodhen këtë destinacion për të kaluar pushimet, çka shënoi edhe rekordin e plazhit ndër vite. Prej 2 Qershorit të këtij viti sezoni është hapur në pritje të turistëve të rinj.

Po cilat janë kushtet që ofrohen për ta?! Rregullat e arta janë të vendosura që në hyrje të plazhit të Darzezës në Fier, por le te shohim sesa prej tyre zbatohen.
Përgjatë vijës bregdetare kullat e vrojtimit mungojnë. Nuk ka as banjo publike, dushe apo kabina të zhveshjes. Megjithatë pushuesit besnike ndodhen aty.

 “Kullat e vrojtimit do të vendosen ne fundjavën që jemi dhe fillojmë punën rojet e plazhit, sa i përket plazheve publike. Për plazhet private Bashkia e Fierit është duke lidhur kontratat. Kemi për çdo plazh 2 roje plazhi, dy vrojtues, 2 për paraditen, 2 për pasditen. Aktualisht kemi në shqyrtim 7 kontrata për Darzezën, 7 për Semanin dhe 3 për Pishporon. Do të këtë vit 24 ore qendër shëndetësore, por edhe pajisjen me rojet e plazhit”, shprehet zv/kryetarja e Bashkisë së Fierit, Enkelejda Peshkëpia.

Bashkia e Fierit po përgatit një masterplan për ta kthyer këtë zonë të virgjër në një atraksion turistik. Në 26 km e vijës bregdetare që përfshin plazhin e Darzezës, Semanit dhe Pishporos, po kryhet studimi i investimeve për infrastrukturën, energjinë, rrugët, dhe gjithccka tjetër që synon zhvillimin e kësaj zone dhe rritjen e numrit të turistëve.

ndertimeve pa leje plazhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.