Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dash Shehi i kthehet Ramës: Jashtë Europe nuk na la rakia, ishalla po hudhesh nga ballkoni

13:14 / October 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dash Shehi i është përgjigjur fyerjes së bërë mbrëmë në një emision televiziv nga ana e kryeministrit Edi Rama. Kreu i LZHK-së u shpreh se Edi Rama është drejt fundit të tij politik, dhe për këtë tashmë është bërë agresiv dhe merret me sulme personale. Shehi tha se ai nuk do të bjerë pre e lojës së Edi Ramës, për t’u përplasur për çështje banale, dhe jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve. “Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze. Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash. Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit. Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton. Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim persvers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi.






Lexo edhe: Rama: Jam gati të shkoj tek PD vetëm. Çfarë të bëj, të marr një shishe raki me Dashin e të ikim te Luli?!

Dash Shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.