Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

DASH shpall ‘non grata’ 13 individë dhe një entitet në Bosnjë

10:00 / January 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dodik1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë , kremtimi i të cilës është shpallur jokushtetues nga institucionet e vendit dhe është dënuar nga shtetet perëndimore. Departamenti amerikan i Shtetit iu referuar në njoftimin e saj kremtimit të kësaj dite në vitin 2024 dhe tha se personat e përfshirë në vendim “përkrahën agjendën secesioniste” të Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Republika Serbe në Bosnjë kremtoi javën e kaluar të njëjtën ditë me një parakalim në qendër të Banjallukës, kryeqytetit të këtij entiteti, megjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër një kremtimi të tillë. Sipas Departamentit të Shtetit, kremtimet e 9 janarit, që bëhen në shenjë kujtimi të kësaj dite në vitin 1992, kur serbët e Bosnjës shpallën krijimin e shtetit të tyre që shkaktoi luftën e përgjakshme katërvjeçare me mbi 100,000 viktima, “janë veprime emblematike të përpjekjeve të kahershme të Dodikut për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, shtyllë e paqes dhe sigurisë rajonale”.

“Veprimet e këtyre individëve kërcënojnë integritetin territorial, paqen dhe stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës duke minuar kornizën e (Marrëveshjes së Paqes) së Dejonit dhe institucionet e saj, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit tha se shtatë nga të përcaktuarit e së premtes “ndihmuan në planifikimin dhe organizimin e kremtimin edhe në vitin 2025”. Departamenti i Shtetit po ashtu njoftoi se ka përcaktuar edhe pesë persona të tjerë dhe një entitet si pjesë e rrjetit financiar të zotit Dodik dhe familjes së tij.

“Dodiku ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare për të krijuar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me familjen e tij në dëm të banorëve të Bosnjës”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Sipas tij, Dodiku dhe familja e tij “mbështeten shpesh në një rrjet të bashkëpunëtorëve të besueshëm për të fshehur gjurmët e përfshirjes së tyre dhe për t’u shmangur sanksioneve amerikane”.

Lufta në Bosnjë mori fund në vjeshtën e vitit 1995 me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja e arritur në Dejton çoi në krijimin e entitetit serb dhe atij boshnjako-kroat në Bosnje, që mbahen të lidhura nga institucione të dobëta qendrore.

Serbët e Bosnjës, megjithatë, synojnë të fitojnë sa më shumë pavarësi të jetë e mundur. Udhëheqësi nacionalist pro-rus Milorad Dodik ka bërë thirrje hapur për shkëputje nga Bosnja, duke sfiduar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj tij për shkak të qasjes politike.

Vendimi i së premtes vjen pak ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden zgjeroi urdhërin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor që parashikon sanksione për individët dhe entitetet që shkelin apo janë pjesëmarrës në minimin e marrëveshjet që u dhanë fund luftërave në rajon apo paraqesin kërcënime për sigurinë e tij./ VOA

DASH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.