Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dashamir Shehi mohon koalicionin me LSI-në: As që bëhet fjalë, në 25 prill vetëm me PD! Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha

21:16 / October 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamirshehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka përjashtuar mundësinë që të shkojë në zgjedhje së bashku me LSI, duke theksuar se është parti e djathtë në koalicion, që do shkojë me PD në zgjedhje. Shehi u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi në “Report Tv” se Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor, me Bashën në krye, pasi Meta dhe Rama janë provuar si kryeministra.

“LZHK është më e djathta në koalicion, nga e majta shkohet në të djathtë, jo nga e djathta në të majtë. Ne do të shkojmë me PD-në. Kjo është fryma, për të hyrë me LSI nuk bëhet fjalë, LSI është një forcë e qendrës, por ka elektoratin e vet që shumica vjen nga e majta. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur se nuk është vendosur ligji”, tha Shehu.

Shehi shpreson që shqiptarët të “zgjohen” e të shohin se Rama është e keqja e vendit, që po i lë njerëzit të presin nëpër dogana. Ai e cilëson Ramën si “sherrxhi” i cili do e paguajë çmimin politik që ka bërë 8 vite me rradhë në pushtet.

“Të ishte për mua do kisha vënë vija të kuqe më përpara. Ne ia kemi lënë në dorë dhe arbitrit ndërkombëtar. Ndryshimi i kushtetuetës është i paprecedentë. Shpresoj që zgjedhjet të jetë të ndershme. Ndërkombëtarët fatmirësisht për opozitën kanë reaguar. Sherrxhiu është Rama, që do e paguajë dhe çmimin politik. Kemi 8 vjet me Ramën dhe ndërkombëtarët na kanë lënë te dera. Ishalla na pranojnë kështu gjysma gjysma. Uroj që shqiptarëve t’u vijnë mendtë, dhe të kuptojnë se kush është e keqja, kush ia ka lënë fëmijët te dera. Narrativa e Ramës është e gabuar. Kur thotë se jo do vi Meta jo do vi Berisha. Meta është në funksionin e tij, s’ka punë me zgjedhjet. Ne e kemi liderin tonë dhe goxha të mirë, z.Basha. Meta është provuar, Rama po, tani e ka radhën Basha. Nuk po them të bëjmë eksperimente, hajd ta provojmë. Narrativa se PD e drejton Berisha dhe jo Basha, se lideri i opozitës nuk është Basha, por Meta, i çon ujë te burimi vetëm Edi Ramës.” u shpreh Shehi.

Dashamir Shehu koalicionin mohon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.