Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dashamir Shehi tregon si mund të fitojnë më 14 maj: Ja “formula” që e bashkon opozitën

23:33 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamir shehii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka treguar në emisionin “Log.” formulën si opozita mund të bashkohet dhe të shkojë drejt fitores më 14 maj. Sipas Shehit, e gjithë opozita duhet të bashkohet rreth kandidatit për kryetar bashkie, duke marrë shembullin e kandidatit të Durrësit, Igli Cara.

Shehi u shpreh se të gjithë duhet të “hipim në tribunën e kandidatit” dhe mos shikojmë kush është kryetar partie.

“Unë gjykoj që kryetar i opozitës në Durrës është ai Igli Cara. Dhe nuk kam nevojë të merremi as me Berishën dhe as me ata të tjerët, rdhe nëse nuk bien dakord. Pse? Sepse kam Iglin. E kam të ri, të pa korruptuar, nuk ka punë Igli as me gjermanet as me amerikanet. I shkoj nga prapa Iglit. Unë i shkoj të martën, Berisha le ti shkojë të hënën. Kjo është formula po të duash të bashkosh.

Pastaj sa këshilltarë do marrë unë, me gjithë dështimet, gjykon populli. Po na dhanë vota do fusim më shumë këshilltarë. Të njëjtën gjë do bëjmë për Shkodrën, të shkojmë të puqemi pas atij personi. Unë gjykoj që kjo është formula” u shpreh Shehi.

Sipas tij, një tjetër formulë është që të sulmohet Edi Rama, duke denoncuar të gjithë zullumet e kësaj qeverie. Përveç kësaj tha ai, duhet edhe një program politik.

“Formula tjetër është që na bashkon kjo letra që kam shkruar, po të duam ta sulmojmë këtë zotërinë duhet të themi zullumet e këtij personi. A kemi 10 vjet që jemi jashtë Evropës? Vjet mezi morën gjysmë letre. A kemi 5 vjet që merremi me Open Balkan dhe nuk ka farë Open Balkan. Prishëm edhe një marrëveshje me Berlinin. Futëm një dyshim brenda komuniteti shqiptar, po kush i bëri këto? Ky zotëria i bëri, për interesat e veta. Të bëjë një lloj marrëdhënien preferenciale dhe personale, kjo bëhet që ky të lartësohet. Në këto do godasim. Unë them se këtë punë e bëj mirë, disave nuk u pëlqen, po punë e madhe.

Duhet të hipim tek tribuna e kandidatit, sepse ata na bashkojnë.

Nuk mjafton vetëm ta kritikojmë Ramën, do afrojmë edhe ne diçka tjetër. Do ofrojmë një program, do unifikojmë mendimet tona. Do i ofrojmë një skemë tjetër rinisë që mos ikë. Do ti ofrojmë edhe një perspektivë përfaqësimi politike”. – u shpreh Shehi.

Dashamir Shehi formula Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.