Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dashnor Sula: Italia ka interes për vajin e ullirit shqiptar. Kjo qeveri nuk e ka mendjen te fermerët

12:50 / December 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 200 1670265617
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet sa duhet fermerët shqiptarë dhe se nuk ka treguar interes për të shitur vajin e ullirit shqiptar në Itali.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula tha se pavarësisht se kërkesa që Italia kishte për ullinjtë dhe vajin e ullirit që prodhohet në Shqipëri, qeveria nuk ka pasur angazhimin maksimal.

“Italia ka nevojë për ullirin dhe vajin shqiptar, por qeveria s’ka interes.
Italia paska shprehur interes për ullirin dhe vajin e ullirit nga Shqipëria, por qeveria jonë se ka mëndjen të ndihmojë fermerët tanë.

Pas ngritjes së shqetësimit për të disatën herë të Hënën në Parlament për prodhimin vendas, e më konkretisht për ullinjt dhe vajin që po prodhojnë fermerët e Peqinit, Belshit dhe gjithë jugun e Shqipërisë, shoh një angazhim minimalist. Ministrja e Bujqësisë paskësh qenë në Itali ku është takuar me homologun e saj. Sipas njoftimit që ka shpërndare vetë, thot se grumbulluesit shqiptarë do të çojnë ullinj dhe vaj ulliri në Itali, ndërsa Italia do të sjellë pajisjet për fabrikat këtu.

Ndonëse edhe në këtë rast qeveria duket se ka për qëllim kryesor pasurimin e miqve të saj grosistë, sinjali pozitiv është se ka një dritare ku të shkojë vaji Shqiptar. Por është neglizhenca dhe mungesa e vëmendjes së qeverisë ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj njerëzve të ndershëm që punojnë ajo që bëri që shumica e prodhimit të këtij viti të të mbes stok pa shitur.

Nuk mund të kujtohet ministrja në mes të sezonit dhe të bëj gjoja sikur interesohet për një gjë të tillë.
Në këtë 8 Dhjetor, dua të përsëris thirrjen time ndaj pushtetarëve që të kthejnë vëmendjen nga qytetarët e thjeshtë. Nëse do jepet ndihma minimale ndaj fermerëve shqiptar, të rinjtë dhe të rejat shqiptare nuk do ikin në mbarë botën dhe të rrezikonin jetën në Kanalin e Lamanshit, por do të qëndrojnë këtu dhe do të çojnë lartë brandet dhe produktet shqiptare”, shkruan Sula.

dashnor sula Italia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.