Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dashnor Sula / Lulzim Basha të marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes

17:29 / March 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sula
Deputeti i PD Dashnor Sula, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar vetem me votat e mazhorances ngritja e Komisonit hetimor qe i hap rruge, nisjes se procedures se shkarkimit nga detyra te Zv/kryetarit te KLD, Kreshnik Spahiut.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dashnor Sula

Demokratët duhet të bashkohen!
6 Marsi ishte një ditë e zymtë për Partinë Demokratike. Unë isha i deleguar në bashkinë e Rrogozhinës. Bëra maksimumin tim që kandidati ynë të dilte fitues. Nuk ia dolëm.
Rezultati që morëm jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 bashkitë e tjera më imponon reflektim. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 30%. Ndërkohë 70% e shqiptarëve që banonin në këto 6 bashki nuk shfaqën interes të drejtoheshin në kutitë e votimit.
Në kushtet kur kundërshtari ynë politik (Partia Socialiste) ka të gjitha pushtetet dhe nxori për të votuar administratën dhe gjithë në votime të gjitha kapacitetet e tyre, do të thotë se maksimumi i tyre aq është. Pjesën tjetër 70%-ndëshin e votuesve, opozita nuk e ka bindur si alternativë. Ne nuk kemi krijuar besueshmëri tek ata se mund të administrojmë pushtetin lokal më mirë. Edhe nëse mbledh votat e Partisë Demomratike dhe Shtëpisë së Lirisë që janë vota opozitarësh ne sërish nuk e kalonim kundërshtarin tonë.
🔵Rikujtoj edhe një herë që janë 70% e shqiptarëve/ opozitarë që duan zgjidhje.
Në këto kushte çdo lidership i përgjegjshëm që synon të mirën e shqiptarëve e partisë të cilën përfaqëson, duhet të marrë përgjegjësi dhe ti hap rrugë zgjidhjes së situatës. Zgjidhja nuk mund të jetë jashtë PARTISË DEMOKRATIKE.
🔵Ne duhet të bashkohemi dhe të marrim vendime përtej egos personale. Partia Demokratike duhet të futet në një proces ringritje me të gjithë potencialet e veta, të hapet ndaj personave me integritet dhe përmes një Komisioni Përbashkues apo instrumentave që mund të gjenden permes dialogut ti jepet fund kësaj situate. Kjo kërkon vullnet, kërkon guxim dhe mbi të gjitha lidership.
Çdo orë e humbur është në shërbim të kundërshtarit politik!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.