Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dashuria e humbur dhe mafia”, dënohen 3 nga 6 autorët që murosën shqiptarin në Itali

21:23 / November 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashuria e humbur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Monzës në Itali dha 3 dënime me burg për personat që morën pjesë në vrasjen dhe më pas murosjen e 42-vjeçarit shqiptar Astrit Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur janarin e vitit 2013.

Me 30 vite burg u dënua ish-partnerja e viktimës. Carmela Sciacchitano, 64 vjeçe, siçiliane me banim Genova, e cila ishte nxitësja e ngjarjes. Ndërkaq, me 24 dhe 14 vite burg u dënuan shtetasit Angelo Arlotta dhe vëllai i tij, Carmelo Arlotta.

Ky i fundit, nga burgu vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke thënë se shqiptari ishte joshur me justifikimin e shitjes së marijuanës dhe më tej kishte ndodhur vrasja.

Nga ana tjetër, Francesco Serio, 45 vjeç dhe Cosimo Mazzola, të cilët ndodhen në burg për vepra të tjera penale, janë ende në gjyq para Gjykatës së Monzës, për të njëjtën histori.

Pak javë më parë mediat italiane njoftuan se është lëshuar një urdhër-arresti për 45-vjeçarin Salvatore.T, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, si anëtar i Cosa Nostrës.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen në Monza të Astrit Lamajt, të cilin më pas e murosën brenda një vile.

Janarin e kaluar, punëtorët bënë një vrimë në një mur për të kryer disa rinovime, kur u gjendën përpara një skene të ngjashme me një film horror.

Salvatore ka pohuar se Lamaj kishte guxuar të ofendonte gruan e gabuar, pronare e një argjendarie, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie. Më herët, kjo shtetase kishte rrahur një person tjetër që ishte ndarë prej saj.

Në rrëfimin e tij, anëtari i Cosa Nostrës u tha hetuesve se ajo kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen dhe më pas murosjen e 45-vjeçarit Lamaj.

Ish-partnerja e akuzonte Lamajn edhe për vjedhjen e bizhuterive me vlerë 100 mijë euro.(Mariglen Mulla)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Katari dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje të mbrojtjes së ndërsjellë kundër sulmeve të jashtme

11:53 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.