Fjolla Morina ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të vitit që sapo lamë pas. Arrestimi i saj për trafikim armësh dhe më pas bërja publike e lidhjes me biznesmenin Fisnik Syla, e vendosi këngëtaren në qendër të vëmendjes mediatike.
Fjolla dhe Fisniku kanë treguar se janë shumë të dashuruar. Partneri i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla, ka festuar javën që lamë pas 30 vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të, ata kanë organizuar një festë gjigante ku kanë mbledhur miq e familjarë e kanë darkuar e gëzuar së bashku.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar pamjet nga festa e ditëlindjes, si dhe urimi i ëmbël i Fjollës për partnerin e saj. E veshur me të zeza njësoj si Fisniku, Fjolla ka pozuar duke puthur biznesmenin në buzë, teksa i bëri edhe një urim publik.
Kjo ka kthyer vëmendjen e mediave nga diferenca e tyre në moshë. Kjo pasi këngëtarja është 41 vjeç dhe kanë një diferencë prej 11 vitesh me njëri-tjetrin. Ja dhe një dëshmi tjetër se dashuria nuk njeh moshë.