Në kuadër të zgjedhjeve lokale 2023, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka thirrur në takim krerët e grupeve parlamentare, për të caktuar bashkarisht një datë. Në Presidencë është rikthyer Ilir Meta, ku qëndroi për 5 vite dhe po zhvillon një takim me kreun e shtetit.
Begaj pritet të takohet mesditën e sotme me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën, ku në fokus do të ketë diskutime për datën e zgjedhjeve vendore. Kurse nesër në orën 18.00 pritet të zhvillohet takimi i kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj me presidentin.
Para takimit me Begajn, Meta u takua mëngjesin e sotëm me kreun e PD-së Sali Berisha në ambientet e selisë blu. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.
